Mbrojtja dhe “ekrani”, Daja duhet të zgjidhë 5 nyje te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2020 | 20:02

Mbrojtja dhe “ekrani”, Daja duhet të zgjidhë 5 nyje te Partizani

Partizani, nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, i ka nisur përgatitjet për sezonin e ri që më 12 gusht. Por ndonëse bëhen tri javë nesër, sërish skuadra nuk ka gjë në vijë, në mënyrë që të quhet konkurruese. Shkak për këtë është bërë merkatoja e bllokuar, ku pas humbjes së gjyqit në FIFA me kroatët e Istras, e kanë të ndalur për këtë sezon që të afrojnë lojtarë. Gjithsesi, në kampin e kuq shpresojnë që embargoja të hiqet sa më shpejt.
Ilir Daja
Pritja e përgjigjes nga KAS, jo vetëm që ka shtuar ankthin, por ka rritur edhe vështirësinë për stafin teknik për të formatuar skuadrën e sezonit 2020-2021 pa asnjë përforcim. Trajneri Ilir Daja ndodhet para një dileme të madhe sa i përket fazës mbrojtëse. Në idetë momentale të stafit dhe drejtuesve, Partizani ka mangët pesë lojtarë në fazën mbrojtëse. Të kuqtë janë në kërkim të afrimit të katër mbrojtësve dhe të një “ekrani” para tyre, që bëhet fjalë për mesfushorin shkatërrues. Mungesa e numrit gjashtë, ose “ekrani” siç e ka merak trajneri Daja ta quajë, shikohet si më problematiku. Duke punuar sipas planit “B”, që do të thotë se Partizani do ta nisë sezonin në kushtet aktuale pa përforcime, prej tri javësh trajneri Daja ka nisur eksperimentet për të gjetur ekranin, i cili u thye pas largimit të Bruno Telushit.
kardozo
Lukas Kardozo, Eneid Kodra, Besnik Ferati dhe Ron Broja janë lojtarët që trajneri ka provuar në këtë periudhë stërvitore, por asnjëri nuk i ka mbushur pritshmëritë e teknikut 53-vjeçar.
lilaj
Sabien Lilaj ishte menduar se do të ishte zëvendësuesi i Bruno Telushit, por korçarit iu sos durimi dhe vendosi që të luajë për Prishtinën.
538997_med__20190107192809_lukacs_bole
Edhe me hapjen e merkatos, i bie që të kuqtë të gjejnë ekranin e ri dhe një alternativë shikohet dhe hungarezi Lukaxh Bële (Lukács B?le). Përveç gjetjes apo adaptimit të mesfushorit para mbrojtjes, trajneri po punon edhe për zgjidhjen e katër nyejve të tjera në repartin defensiv.
kristi kote
Përveç mbrojtësve natyralë, trajneri Daja në këtë periudhe ka provuar Kristi Koten si mbrojtës të majtë dhe Gerhad Hasën si mbrojtës të djathtë.

ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"