Mbrojtësi veteran i jep lamtumirën Rusisë: Nuk e kisha menduar kurrë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 17:09

Mbrojtësi veteran i jep lamtumirën Rusisë: Nuk e kisha menduar kurrë…

Sergei Ignasheviç ka vendosur që t’i japë lamtumirën kombëtares së Rusisë. Pas eliminimit në fazën e çerekfinaleve nga Kroacia, mbrojtësi veteran zyrtarizoi fundin e në karriere të pasur me Rusinë.

sergei ignashevic

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Ignasheviç deklaroi se kësaj aventure 20-vjeçare, ditën e djeshme i kishte ardhur fundi. “Kaq ishte. Është shumë e vështirë të kuptosh se kaq ishte. Kam marrë një numër të pafundëm mesazhesh dhe nuk kam mundësi t’i them të gjithëve faleminderit për fjalët e këndshme. Faleminderit të gjithëve! Nuk e kisha imagjinuar se do e mbyllja karrierën në një nivel kaq të lartë. Jam i lumtur që isha pjesë e kësaj skuadre, me këtë trajner, dhe me kombëtaren për gati 20 vite. Një falenderim i veçantë për tifozët e CSKA Moskës. Ju përqafoj. Sergei Ignasheviç.”

Ignasheviç ka filluar me Rusinë U-21, në vitin 2000, ku është aktivizuar edhe 11 takime, ndërsa me kombëtaren A, ai ka qenë pjesë që nga viti 2002, ku në 127 takime, ka shënuar edhe 8 gola.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"