Mbrojtësi shqiptar gati t’i japë lamtumirën Italisë, nis bisedimet me klubin e njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 18:47

Mbrojtësi shqiptar gati t’i japë lamtumirën Italisë, nis bisedimet me klubin e njohur

Frederik Veseli me shumë mundësi do të largohet nga Empoli dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në Turqi.Veseli

Sipas mediave turke, gjigandët e Trabzonsporit kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit, për një transferim të mundshëm të tij në kampionatin turk.

27-vjeçari ka zhvilluar 18 ndeshje me Empolin këtë sezon, por duket se aventurës së tij me italianët i ka ardhur fundi. Veseli nuk po kalon një moment të mirë me italianët dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet. veseli

Madje sipas mediave turke, Veseli  i është ofruar vetë Trabzonsporit nëpërmjet agjentëve të tij, me klubin turk që gjithashtu e pëlqen mbrojtësin shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"