Mbrojtësi nga Uganda “braktis” Vllazninë, nuk paraqitet prej ditësh në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 12:20

Mbrojtësi nga Uganda “braktis” Vllazninë, nuk paraqitet prej ditësh në stërvitje

Mbrojtësi i majtë, Godfrei Ualusimbi, pritet të jetë largimi i radhës nga Vllaznia. 30-vjeçari nga Uganda nuk është paraqitur në klub gjatë këtij viti dhe mosprania e tij në minifazën përgatitore vendos seriozisht në pikëpyetje të ardhmen.Ualusimbi-vllaznia

“Panorama Sport” mëson se klubi nuk e ka pasur në plane për të prishur kontratën me mbrojtësin e majtë, por gjithsesi duket se palët mund të jenë krisur për çështje të tjera.

Në ditët e ardhshme do të mësohet më tepër rreth Ualusimbit, i cili erdhi me bujë në Shkodër, por nuk është se ka bindur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"