Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë do mungojë deri në prill, por gjen kohë të tallet para operacionit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2017 | 19:22

Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë do mungojë deri në prill, por gjen kohë të tallet para operacionit (VIDEO)

Aksidenti automobilistik dhe mungesa dymujore për shkak të dëmtimeve të pësuara nuk është shqetësimi kryesor për Pep Guardiolën. Mançester Sitit do t’i mungojë për rreth 7 muaj Benxhamin Mendi, mbrojtësi i cili u transferua në verë nga Monako.

mendi

Futbollisti i cili i kushtoi 52 milionë paund anglezëve, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit botëror, u dëmtua në fundjavë përballë Kristal Palas dhe u konstatua se duhej të bënte një operacion që e lë jashtë për një periudhë shumë të gjatë kohore.

“Me shumë mundësi do të kthehet në gjysmëfinalet e Ligës ë Kampioneve”, tha trajneri Pep Guardiola për mbrojtësin e majtë. Ndërsa edhe vetë futbollisti e ka marrë me humor situatën. Ai ka postuar në rrjetet sociale një video të tijën në momentin para se të futej në sallën e operacionit ndërsa pas tij shihej një infermier që i ngjate shumë sulmuesit spanjoll Hese Rodriguez të Stouk Siti.

“Duke u futur në operacion me Hese Rodriguez. Sa e vogël është bota”, ishin fjalët e futbollistit që shoqëronin këtë video të tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"