Mbrojtësi largohet nga Reali: Kam lindur i varfër, nuk më bëhet vonë nëse vdes i tillë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 18:21

Mbrojtësi largohet nga Reali: Kam lindur i varfër, nuk më bëhet vonë nëse vdes i tillë

Fabi Koentrao ka shkëputur çdo gjë që e lidh me skuadrën e Realit të Madridit. Ai është trasnferuar te skuadra e Rio Aves atje ku e filloi dhe karrierën e tij si futbollist në vitin 1999. Ndërkohë pas trasnferimit portugezi ka folur për mediat teksa thotë:

koentrao

“Kam pritur deri më 31 gusht për një telefonatë nga Sporting, për të cilin unë dhashë gjithçka që kisha vitin e kaluar dhe mora zero thirrje. Është e trishtueshme. Pas kësaj, mendova se duhet të isha i lumtur dhe kam humbur shumë para për të marrë atë lumturi në Rio Ave, një klub që gjithmonë ka vepruar mirë dhe besnik ndaj meje. Nuk ka para që mund të paguajnë për lumturinë. “Unë kam lindur i varfër, nuk më intereson të vdes i varfër”- ka thënë Koentrao.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"