Mbrojtësi kalon te Partizani, klubi i Kategorisë së Parë zyrtarizon afrimin e futbollistit 21-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 23:00

Mbrojtësi kalon te Partizani, klubi i Kategorisë së Parë zyrtarizon afrimin e futbollistit 21-vjeçar

Turbina lëviz në merkato. Klubi ka njoftuar një largim dhe një afrim në merkato ditën e sotme.

anteo

Cërikasit kanë njoftuar largimin e mbrojtësit Anteo Osmanllari, me destinacionin që do të jetë Partizani, pasi kujtojmë që u stërvit me të kuqtë edhe në verë, por asokohe nuk u vu dot nën urdhrat e trajnerit Daja për kampionatin, për shkak se klubit iu bllokua merkato.

janku

Përveç largimeve, klubi ka njoftuar edhe një afrim të ri në skuadër. Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë, Jurgen Jaku, i cili vjen nga skuadra e Partizanit B. 21-vjeçari përveç krahut të djathtë në mbrojtje, mund të luajë edhe në mesfushë, ku është aktivizuar edhe më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"