Mbrojtësi ikën te Kukësi, bëhen 5 largime nga Luftëtari. Shikoni lojtarët që i kanë dhënë lamtumirën gjirokastritëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 11:37

Mbrojtësi ikën te Kukësi, bëhen 5 largime nga Luftëtari. Shikoni lojtarët që i kanë dhënë lamtumirën gjirokastritëve

Redon Dragoshi nga dje nuk është më lojtar i Luftëtarit. Është vetë 20-vjeçari që e bën të ditur ndarjen me konsensus me bluzinjtë dhe kalimin te Kukësi. Mbrojtësi i linjës së djathtë për “Panorama Sport” u shpreh: “Duke qenë se nga sot (dje) nuk jam më pjesë e Luftëtarit, dua të falënderoj stafin, drejtuesit, e veçanërisht presidentin Bekim Halilaj, tifozët dhe shokët e ekipit për mbështetjen. Edhe pse një vit me shumë vështirësi e mundim, i jam shumë mirënjohës qytetit të Gjirokastrës.

redon dragoshi

Uroj me zemër që Luftëtari të ngjitet sa më shpejt në Superiore, ku i takon të jetë”. Dragoshi iu bashkua Luftëtarit verën e shkuar, pas eksperiencës njëvjeçare tek Erzeni. Me punë dhe këmbëngulje ai u shndërrua në një ndër pikat më forta të Luftëtarit në mbrojtje, duke u aktivizuar në 23 takime si titullar. Me largimin e Dragoshit, numri i të larguarve nga Luftëtari shkon në 5 pas merkatos së janarit. Jurgen Dushkaj, Donald Açka, Armenis Kukaj dhe Aurel Demo (jo zyrtarisht) dhe Redon Dragoshi janë largimet nga bluzinjtë. Pavarësisht se futbollistët kanë qenë me kontrata afatgjata, kanë preferuar prishjen e saj për ta vijuar aventurën me skuadra të tjera.

vllaznia-luftetari-e1593966654768

Nëse situata mbetet si tani, largimet nga Luftëtari do të vazhdojnë. Vëmendja e opinionit sportiv në qytetin “e gurtë” është se te takimi mes lojtarëve, stafit teknik dhe presidentit, ku do të vendoset e ardhmja e Luftëtarit. Për momentin, nuk bëhet fjalë për afrime. Nëse Luftëtari vërtet synon rikthimin e menjëhershëm në elitën e futbollit shqiptar, duhet të mos përsërisë gabimet e sezonit 2019-2020. Duhet filluar urgjentisht konfigurimi i skuadrës së re, duke nisur nga trajneri. Neritan Novi, sikundër është shprehur më herët, pret fjalën e fundit nga presidenti Bekim Halilaj. Sportdashësit gjirokastritë presin të mësojnë se çfarë do të ndodhë konkretisht pas takimit të nesërm.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"