Mbrojtësi i Tiranës ofendoi gjyqtarin, e mbyll miqësoren me të kuqe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 14:35

Mbrojtësi i Tiranës ofendoi gjyqtarin, e mbyll miqësoren me të kuqe

Miqësorja e djeshme është mbyllur në mënyrën më të keqe për lojtarin e Tiranës, Kristi Vangjeli.

kristi vangjeli tirana

Lojtari i bardhebluve në minutën e 89-të të takimit është ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes, Erion Bastari. Gjyqtari ndëshkoi me karton të verdhë mbrojtësin e Tiranës, por ky i fundit duket se nuk u mjaftua me të verdhin dhe vazhdoi të kundërshtonte dhe të ofendonte gjyqtarin.

Bastari menjëherë nxori mbrojtësin nga fusha me kartonin e kuq. Madje, ai shkoi te trajneri Mema dhe i shpjegoi vendimin. Askush nuk protestoi. Së pari, sepse ishte minuta e fundit e takimit dhe së dyti, gjesti ishte nga ata që duhej dënuar.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"