Mbrojtësi i thur elozhe trajnerit Sauthgejt: E kuptova kush ishte pasi la Runejn jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2018 | 12:12

Mbrojtësi i thur elozhe trajnerit Sauthgejt: E kuptova kush ishte pasi la Runejn jashtë

Deni Rouz, duke folur në konferencë për shtyp përpara ndeshjes së sotme në orën 20:00 kundër Tunizisë, pranoi se forcën e Garet Sauthgejt e kuptoi kur trajneri vendosi të linte jashtë Uejn Runejn.

southgate

“Ai pati kurajë të mos grumbullonte Uejn Runejn, një nga lojtarët më të mirë të Anglisë dhe golashënuesin më të mirë. Ishte një tronditje e madhe për të gjithë ne, teksa unë në atë moment kuptova se me çfarë brumi ishte gatuar trajneri”, deklaroi mbrojtësi i Totenhemit.

Ros

Më tej, në fjalën e tij, 27-vjeçari foli edhe për ambiciet e Anglisë në këtë kampionat botëror. Ai dhe shokët e tij janë në Rusi me ide të qarta, çka e konfirmoi edhe vetë futbollisti duke pranuar: “Kemi bërë një rrugë të gjatë dhe kemi derdhur shumë djersë për të mbërritur këtu. Do të bëjmë më të mirën për të realizuar një ëndërr të përbashkët për të gjithë ne”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"