Mbrojtësi i Skënderbeut mban “peng” Laçin, marrëveshja ende nuk është arritur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2018 | 21:27

Mbrojtësi i Skënderbeut mban “peng” Laçin, marrëveshja ende nuk është arritur

Bruno Lulaj nuk mund të quhet ende përforcim zyrtar i Laçit. Mbrojtësi, për të cilin flitej se do të huazohej te kurbinasit, për momentin po merret me riaftësimin nga dëmtimi i pësuar pak ditë më parë. Gazeta mëson se po konkretizohet marrëveshja mes palëve.

skenderbeu bore

Ndoshta për këtë mund të ketë edhe një ndryshim plani dhe Lulaj të mbetet sërish bardhekuq ose të huazohet në një klub tjetër të Superiores. Më parë janë lakuar edhe skuadra si, Teuta e Luftëtari, pavarë- sisht se vetë mbrojtësi dëshiron rikthimin në Laç.

Mirëpo, në Korçë ndoshta llogaritë i bëjnë ndryshe, pasi me një shitje të mundshme të Bajram Jashanicës, gjasat janë që Lulaj të bëjë prapakthehu duke u llogaritur nga trajneri Daja. Deri më tani Laçi ka zyrtarizuar tre afrime, pikërisht Ndriçim Shtubinën, Silvio Zogajn dhe Arbër Beqajn. Vetë trajneri Mezani është shprehur se skuadra do të quhet e plotë- suar nëse vjen një qendërmbrojtës.

Bruno Lulaj Skenderbeu

Ll.Saro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"