Mbrojtësi i Skënderbeut e di se çfarë e pret: Këtu ka konkurrencë të madhe, shfrytëzojmë çdo minutë që na jepet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 19:44

Mbrojtësi i Skënderbeut e di se çfarë e pret: Këtu ka konkurrencë të madhe, shfrytëzojmë çdo minutë që na jepet

Bruno Lulaj nuk gjen dot hapësira te skuadra e Skënderbeut dhe kjo është edhe një nga shkaqet që ai më parë është dhënë në  huazim te skuadra e Laçit. Fakti që nuk arrin të zëri një vend te korçarët e ka bërë lojtarin të jetë i ndërgjegjshëm dhe të pranojë shanset e tij.

sdgfcfdgvfhbgf

Ndërkohë në lidhje me këtë temë ai shprehet: “Konkurrenca është e madhe te Skënderbeu. Pavarësisht se ka shumë lojtarë të rinj, kemi lojtarë me eksperiencë që na ndihmojnë ne të rinjve. Kemi kohë të punojmë gjithë javën, dhe të jap maksimumin në ato minuta që do më japë trajneri qofshin ato 90, 45 apo 10 minuta. Rëndësi ka që të ndihmojmë ekipin. Kemi 7 pikë në tre ndeshje, është një start i mirë për klubin tonë.  Kërkojmë maksimumin nga çdo ndeshje dhe ndeshja e radhës është objektivi ynë”.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"