Mbrojtësi i Partizanit konfirmon largimin pas 4 vitesh: Në Shqipëri, vetëm i “demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2018 | 19:36

Mbrojtësi i Partizanit konfirmon largimin pas 4 vitesh: Në Shqipëri, vetëm i “demave”

Arbnor Fejzullahu është larguar nga Partizani (jo zyrtarisht) pas një aventure katërvjeçare. Mbrojtësi u afrua në verën e 2014-ës nga trajneri Duro, por për arsye familjare ka vendosur që të mos e rinovojë kontratën me Partizanin. Klubi nuk e ka bërë zyrtare këtë “divorc”, ndonëse është punuar shumë gjatë muajve të fundit për ta bindur Fejzullahun.

fejzulllahu-atanda-kotobelli-470x313

Para disa ditësh, Arbnori ka finalizuar në martesë lidhjen me bashkëshorten e tij, Fatlinda, e cila jeton në Zvicër. Kjo ka qenë arsyeja që lojtari ka vendosur të gjejë një ekip të ri pranë bashkëshortes së tij. Për “Panorama Sport”, Fejzullahu ka pranuar largimin, duke u qëndruar besnik të kuqve, pasi në Shqipëri do të luante vetëm për ata.

“Kemi biseduar gjatë për rinovimin, por kjo gjë nuk është arritur, për vetë shkaqet që i dinë të gjithë. Ende nuk e kam vendosur se ku do të luaj, por e sigurt është se karrierën do ta vijoj jashtë Shqipërisë. Ndaj, të gjithë duhet të jenë të sigurt se në Shqipëri nuk shkoj te ekip tjetër veç Partizanit, pasi janë lakuar disa emra skuadrash për mua”, u shpreh Arbnor Fejzullahu për “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"