Mbrojtësi i Milanit zgjedh Fenerbahçen, për “Djallin” 6 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 9:17

Mbrojtësi i Milanit zgjedh Fenerbahçen, për “Djallin” 6 milionë euro

Rikardo Rodrigez duket se ka gjetur destinacionin e ri të paktën për 6 muajt e ardhshme. Mbrojtësi zviceran, pasi humbi vendin e titullarit me Theo Hernandezin te skuadra e Milanit pritet të largohet në këtë merkato janari, madje për akordin e tij është vetëm çështje orësh. 

rodrigez

Sipas mediave italiane, Rodriguez ka arritur një marrëveshje personale me skuadrën e Fenerbahçes në Turqi. Klubi turk synon që këtë në pjesën e mbetur të sezonit shërbimet e mëngjarashit, i cili duhet të japë kontributin e tij për të fituar titullin kampion.

Rodriguez e bën këtë lëvizje me synimin për të mos humbur formën sportive, për të qenë i gatshëm në Europian me kombëtaren zvicerane. Vetëm për shkak të garancive teknike, mëngjarashi ka zgjedhur Turqinë, pavarësisht se PSV-ja i ofronte më shumë para si atij vetë, ashtu edhe klubit të Milanit. Ai do të huazohet për 6 muaj, teksa në fund, klubi i Fenerbahçes do të ketë mundësinë ta blejë për 6 milionë euro.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"