Mbrojtësi i Milanit refuzon PSG-në, tani e pret sfida me… Laksaltin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 20:21

Mbrojtësi i Milanit refuzon PSG-në, tani e pret sfida me… Laksaltin

Rikardo Rodrigez ka vendosur të qëndrojë te Milani, duke refuzuar kështu ofertën e ardhur në drejtim të tij nga PSG-ja, klub i cili ishte i gatshëm të paguante deri në 30 milionë euro vetëm për të marrë pronësinë e kartonit të tij. Zvicerani nuk ka pranuar transferimin në Paris, teksa gjatë javëve të kaluara pati shtyrë prapa me vendosmëri edhe tentativa e Arsenalit, Borusias së Dortmundit dhe Bajernit të Mynihut për ta joshur.

Milan-il-futuro-di-Ricardo-Rodriguez-nelle-ultime-di-calciomercato-offerta-di-30-milioni-del-Psg

26-vjeçari mbetet në radhët e kuqezinjve dhe tani e tutje do t’i duhet të luftojë për një fanellë titullari me Diego Laksalt, duke qenë se rivali direkt, Ivan Striniç, do të mungojë disa muaj për shkak të problemeve kardiake të diagnostikuara javën e kaluar. Pas sezonit të kaluar me ulje-ngritje, për Rodrigez vendimi për të qëndruar përbën një sfidë në vetvete, me mbrojtësin që do të kërkojë të përsërisë gjërat e mira të treguar në sezonet me Volfsburgun në kampionatin gjerman.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"