Mbrojtësi i Milanit: E keqja kaloi, në dekadën e fundit kam ëndërruar për 2-3 muaj pushim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 9:51

Mbrojtësi i Milanit: E keqja kaloi, në dekadën e fundit kam ëndërruar për 2-3 muaj pushim…

Një deformim kardiak për pak sa nuk i kushtoi karrierën, por sëmundja ishte kalimtare dhe Ivan Striniç e ka dhënë vetë lajmin. “Në dekadën e fundit kam ëndërruar gjithmonë për 2-3 muaj pushim.

Strinic

Problemi që pata ma dha këtë shans. Për asnjë moment nuk kam menduar të tërhiqesha, edhe pse pas Botërorit ndihesha shumë i karikuar psikologjikisht, ndaj sëmundja ishte një rrufe me qiell të hapur. Doktorët më këshilluan tre muaj pushim. Për fat, deformimi në zemër u shërua vetë, çka do të thotë që shkaku ishte sportiv dhe jo problem shëndetësor. Më në fund gjithçka shkoi mirë dhe të hënën do të kthehem në stërvitje”, – deklaroi Striniç për televizionin e Milanit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"