Mbrojtësi i Milanit drejt Premier Ligës, klubi nga Londra bën gati ofertën për kampionin e Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 12:11

Mbrojtësi i Milanit drejt Premier Ligës, klubi nga Londra bën gati ofertën për kampionin e Italisë

Kapiteni i Milanit, Alesio Romanjoli, do të largohet këtë verë nga kampionët e Italisë pas fitimit të Serisë A, me kuqezinjtë që janë të gatshëm për të pritur oferta.

ROMANJOLI

 

Pas Njukasëllit, një tjetër klub nga Premier Liga shfaq interesin për 27-vjeçarin. Bëhet fjalë për Fulhamin, klubi nga Londra që sapo u ngjit në elitën e futbollit anglez.

Londinezët i kanë ofruar një kontratë prej 4 milionë eurosh në vit mbrojtësit italian, të cilën ai po e merr në konsideratë.

Në fillim të kësaj merkatoje, Romanjoli përflitej për një lëvizje drejt Lacios, por pas interesit të shfaqur nga Premier Liga, duket se kapiteni i kuqezinjve ka hequr dorë nga kryeqytetasit italianë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"