Mbrojtësi i Luftëtarit hap gjyq ndaj klubit, Kukësi gati ta “rrëmbejë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 10:18

Mbrojtësi i Luftëtarit hap gjyq ndaj klubit, Kukësi gati ta “rrëmbejë”

Nuk kanë fund gjyqet për Luftëtarin. I radhës që kërkon pagat dhe letrat nga klubi është Aurel Demo, i cili, në fakt, u projektua si kapiten pas largimit të Rapos.

Aurel Demo

“Panorama Sport” mëson se mbrojtësi ka njoftuar klubin dhe tashmë pritet se çfarë vendimi do të japë Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve.

Gazeta zbulon se 23-vjeçari që mund të luajë në disa pozicione është joshur nga një ofertë e Kukësit. Gjithashtu, për të mësohet se interesohet edhe Bylisi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"