Mbrojtësi i Kroacisë shpërthen: Na ndëshkoi VAR-i, të zhgënjyer sepse na mundi një ekip që s’luajti futboll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 23:13

Mbrojtësi i Kroacisë shpërthen: Na ndëshkoi VAR-i, të zhgënjyer sepse na mundi një ekip që s’luajti futboll

Mbrojtësi i Kroacisë, Dejan Lovren, ishtë më shumë se i zhgënjyer nga humbja e skuadrës së tij në finale përballë Francës. Lojtari i Liverpulit, shprehet se “blutë” nuk u munduan aspak të luanin futboll, dhe komentoi gjithashtu edhe rastin e penalltisë, ku kritikoi VAR-in.

lovren rakitic

“Isha i sigurt se arbitri nuk do ta jepte penalltinë. Perisiç ishte shumë pranë topit dhe nuk mund të reagonte dot. Ishte një moment kritik, pasi ne sapo kishim barazuar ndeshjen në 1-1. Disa thonë se ishte penallti, disa thonë jo. Por, çfarë mund të bëjmë ne tani? VAR-i bën punë, por sigurisht që ka edhe ai nevojë për përmirësime. Franca nuk luajti futboll. Ata pritën rastin e tyre dhe shënuan. Patën taktikën e tyre, dhe duhet ta respektojmë. Por, e vërteta është se çdo ndeshjetë turneut e kanë luajtur kështu. Jam i zhgënjyer pasi humbëm ndeshjen duke luajtur shumë më mirë se ta. Gjithsesi, jam krenar për atë që ka bërë vendi im” – deklaroi Lovren.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"