Mbrojtësi i Kombëtares shënon në Greqi, ngjallet shpresa për ngjitje në Superligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2018 | 17:13

Mbrojtësi i Kombëtares shënon në Greqi, ngjallet shpresa për ngjitje në Superligë

Ardit Toli, mbrojtësi i Kombëtares U-21, ka shënuar ditën e sotme, fitoren që skuadra e tij Kania Kisamikos mori ndaj Kaliteas, me shifrat 2-0. Toli shënoi në minutën e 23-të, golin që zhbllokoi shifrat e takimit.

ardit toli

Kjo fitore i ngjall shpresat ekipit që gjendet në vendin e dytë, me 30 pikë, në Kategorinë e Dytë greke, ndërsa vendi i parë qëndron 9 pikë më parë. Ekipi i Tolit ka ndërkohë edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"