Mbrojtësi i Kombëtares shënon autogol në përmbysjen spektakolare, e nderon talenti shqiptar vetëm 1 minutë më vonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 18:49

Mbrojtësi i Kombëtares shënon autogol në përmbysjen spektakolare, e nderon talenti shqiptar vetëm 1 minutë më vonë

Velje ka marrë një fitore shumë të bukur ditën e sotme, teksa ka mposhtur me përmbysje 5-3 skuadrën e Hvidovre, në Divizionin e parë në Danimarkë.ajeti vejle

Pikërisht te Vejle, aktivizohet disa lojtarë shqiptarë, me 2 prej tyre që kanë qenë protagonistë në ndeshjen e sotme. Si fillim, mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ka shënuar një autogol në portën e tij në minutën e 20’.

Por vetëm 1 minutë më vonë, ishte talenti tjetër shqiptar Arbnor Muçolli, i cili shënoi për Vejlen dhe i dha avantazhin 2-1. Por ky avantazh u përmbys nga miqtë, të cilët e mbyllën pjesën e parë me shifrat 2-3. Pjesa e dytë foli e gjitha për Vejlen, të cilët përmbysën disavantazhin, duke shënuar plot 3 herë gjatë 45 minutave të dyta dhe morën një fitore spektakolare.

Vejle është më një këmbë në elitën e futbollit danez, pasi qëndron në krye me 54 pikë, 9 më shumë se ndjekësi më i afërt i Frederisia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"