Mbrojtësi i Kombëtares bën paqe me klubin, rikthehet te ekipi i parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 20:10

Mbrojtësi i Kombëtares bën paqe me klubin, rikthehet te ekipi i parë

Mbrojtësi i Kombëtares, Hysen Momolla ka bërë paqe me klubin e Hajdukut, duke u rikthyer kështu në ekipin e parë. Shqiptari u nxor jashtë planeve dhe drejtuesit e dënuan duke e dërguar tek skuadra B. Madje së fundmi i ofruan atij 3 paga dëmshpërblim për të pranuar prishjen e kontratës.

Memolla555

Emërimi i trajnerit të ri, Zoran Vuliç në krye të Hajdukut të Splitit i ka hapur rrugën Memollës për t’u rikthyer në ekip. Shqiptari është në planet e trajnerit të ri dhe kontradiktat me klubin duket se janë sheshuar. Mbrojtësi shqiptar vijon prej disa ditësh stërvitjen me ekipin e parë.

Memolla55

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"