Mbrojtësi i Kombëtares bën dopietë trofesh, fiton titullin kampion me skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 23:42

Mbrojtësi i Kombëtares bën dopietë trofesh, fiton titullin kampion me skuadrën e…

Herdi Prenga ka korrur një tjetër sukses në Letoni. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, me petkun e një “bomberi” ia ka dalë që të shpallet edhe një herë tjetër kampion.

Prenga2

Transferimi te skuadra e Rigës në Letoni, ka qenë një vendim i duhur për mbrojtësin i cili krahas sukseseve personal me golat dhe paraqitjet pozitive, ka regjistruar titullin e dytë radhazi. Për skuadrën e tij, ky është i treti radhazi.

26-vjeçari ka regjistruar 17 ndeshje dhe katër gola këtë sezon. Gjithashtu, ai ka shënuar edhe me penallti, duke marrë përsipër përgjegjësi prej bomberi. Mbrojtësi, me këto paraqitje pozitive, ka fituar kredencial edhe për të qenë pjesë e Kombëtares në të ardhmen.

126416997_3554473461271086_2333838009883947876_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"