Mbrojtësi i kombëtares bëhet nostalgjik, poston foton kur luante për ekipin e tij të parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 20:50

Mbrojtësi i kombëtares bëhet nostalgjik, poston foton kur luante për ekipin e tij të parë

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ardian Ismajli ka rikujtuar kohën kur luante me ekipin e 2 Korrikut në Prishtinë, ku dhe u formua si futbollist.

ardian ismajli

23 vjeçari që luan për skuadrën Hajduk Split në Kroaci ka postuar një foto në Instastory, ku shihet ai së bashku me ish-ekipin e tij disa vite më parë.

ismajli kombetare shqiperia stervitje

Fotografia është e bërë në stadiumin e Flamurtarit në lagjen “Xhemail Ibishi”. Për të rikujtuar, nga skuadra e 2 Korrikut ka dalë dhe një tjetër lojtar i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha.

 

hajduk

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"