Mbrojtësi i Italisë refuzon të udhëtojë me kombëtaren, bën gjestin e madh për fëmijët e sëmurë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 20:11

Mbrojtësi i Italisë refuzon të udhëtojë me kombëtaren, bën gjestin e madh për fëmijët e sëmurë

Kombëtarja e Italisë vizitoi ditën e enjte spitalin e fëmijëve të sëmurë, në Romë.

ROME, ITALY - OCTOBER 10: PRESS at on October 10, 2019 in Florence, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Drejtuesit së bashku me lojtarët e kombëtares përshëndetën fëmijët, të cilëve iu sollën edhe shumë dhurata.

Gjithashtu ata  ofruan edhe bileta për stafin dhe për familjarët e fëmijëve, për të ndjekur nga afër ndeshjen e sotme kundër Greqisë, në stadiumin “Olimpico”. Pas këtyre kombëtarja u largua me autobus, për të vazhduar përgatitjet për këtë ndeshje.

Por, me pjesën tjetër të ekipin nuk udhëtoi mbrojtësi Açerbi, i cili qëndroi më shumë se të tjerët me fëmijët e sëmurë, duke u shprehur se do të largohej me taksi.ACERBI

Kjo ndodhi për shkak se mbrojtësi i Lacios i ka kaluar edhe vetë këto vështirësi, pasi është diagnostikuar dy herë me kancer dhe i është nënshtruar kimioterapisë. 31-vjeçari qëndroi me fëmijët e sëmurë, duke luajtur me to dhe duke iu sjellë sado pak lumturi atyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"