Mbrojtësi i Interit nuk i kursen “thumbat” ndaj Ikardit: Tani kemi një kapiten të vërtetë, është i jashtëzakonshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 14:00

Mbrojtësi i Interit nuk i kursen “thumbat” ndaj Ikardit: Tani kemi një kapiten të vërtetë, është i jashtëzakonshëm

Andrea Ranokia luan prej nëntë sezonesh te Interi, duke u bërë një nga lojtarët më të vjetër te skuadra zikaltër.ranochia

Kohët e fundit mbrojtësi ka dhënë një intervistë, ku flet për kohën e tij te Interi dhe shpreson që të arrijë suksese me këtë skuadër: “Dëshirojmë të marrim rezultate pozitive me Interin. Në vitet e fundit nuk kam luajtur shumë, por ende jam mirë.

Tifozët kanë filluar të vlerësojnë qëndrimet e sakta, si një atlet profesionist kam arritur të bëj tifozët të ndërrojnë mendim, por jo të gjithë sepse urrejtësit janë gjithmonë aty. Dhjet vjet më parë kur nga skuadra u larguan veteranët, më duhej të përfaqësoja një grup që nuk po shkonte aspak mirë.”, u shpreh italiani.

Gjithashtu ai foli për trajnerin e kaluar dhe atë aktual, duke mos harruar as kapitenin e ekipit: “Unë kurrë nuk kam parë një profesionist si Handanoviç, ai është një kapiten i vërtetë, është i jashtëzakonshëm. Spaleti ishte një trajner shumë i fortë. Unë do ta falënderoj atë për gjithë jetën time.ranokia

Ai më bëri të ndihem i rëndësishëm në skuadër. Konten e kam njohur prej një kohe të gjatë. Ai na bën të vrapojmë shumë, jep gjithçka dhe përmirëson lojtarët. Ne duam të fitojmë trofe së bashku.”, përfundoi Ranokia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"