Mbrojtësi i Interit e ka të qartë: Juventusit i marrim 6 pikë, në Champions…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 18:55

Mbrojtësi i Interit e ka të qartë: Juventusit i marrim 6 pikë, në Champions…

Andrea Ranokia duket se i ka të qarta objektivat me skuadrën e Interit. Ai mendon se për të shkuar larg këtë sezon nuk u duhet vetëm një ndeshje, por disa të tilla.

Ranokia

Megjithatë Interi gjithmonë është cilësuar si skuadra anti-Juventus duke parë historinë e tyre me bardhezinjtë. Ndërkohë për “Sky Sport Italia” mbrojtësi u shpreh:

Juventus-Inter sherr

“Të mundësh Juven është gjithmonë bukur,  por e ardhmja jonë do të varet pas çdo ndeshje në kampionat, Champions League apo edhe në Kupë. Nuk mund të shkosh larg vetëm me një ndeshje. Ne duhet të përmirësojmë lojën pas disa ndeshjes dhe të përgatitemi për ndeshje të forta. Ne mund të marrim maksimumi 6 pikë nga Juventus, por na duhen më shumë nëse duam të shkojmë larg. Rikthimin në Champions League e kam pritur për një kohë të gjatë. Jam i lumtur që jemi në këtë kompeticion tani dhe do të jetë bukur të përballesh me ekipe të mëdha dhe do ta marrim gjithçka me qetësi”- tha mbrojtësi zikaltër.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"