Mbrojtësi i Francës vlerëson sulmin e kundërshtarëve: Ndaj Belgjikës prisni 14 qen në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 17:45

Mbrojtësi i Francës vlerëson sulmin e kundërshtarëve: Ndaj Belgjikës prisni 14 qen në fushë

Ndoshta është një nga lojtarët e Francës që ka rënë më pak në sy, por për Lukas Hernandez komplimentet nuk janë një domosdoshmëri. I intervistuar nga “Francë Football”, mbrojtësi i majtë i “Gjelave” ka komentuar gjysmëfinalen që do të luajë të martën ndaj Belgjikës. Duke vlerësuar fazën sulmuese të rivalëve, ai tha se:

Franca

“Pa dyshim që janë një kombëtare fantastike, me individualitete të jashtëzakonshme si Lukaku apo Hazard, por ne mposhtëm Mesin. Nga ana jonë do të duhet një ndeshje me përqendrim të lartë, sidomos në fazën mbrojtëse sepse ata zbresin me shumë shpejtësi në sulm. Nuk do ta kemi të lehtë, por edhe për ata nuk do të jetë e thjeshtë”.

Të mbytur nga kritikat e mediave vendëse, francezët nuk kanë trumbetuar shpesh faktin e të ndjerit favoritë, por në një moment si ky është e kotë të fshihesh. Franca është vetëm një hap larg finales dhe Hernandez në njëfarë mënyre e pranon: “Ndoshta nuk është thënë shpesh, por tashmë dihet që jemi mes kandidatëve. Jemi lojtarë të rinj, ambiciozë dhe me cilësi.

Kur merr pjesë në Kupën e Botës dhe përfaqëson një vend si Franca, është normale të kërkosh të shpallesh kampion. Jemi pranë kësaj ëndrre, mbase edhe më pranë se kurrë. Na mbeten vetëm dy ndeshje dhe do të japim më të mirën për të mbërritur deri në fund. Do të shikoni 11 qen në fushë, plus edhe tre që do të hyjnë si zëvendësues”. I pyetur se kë cilëson ekipin me më shumë mundësi për të ngritur trofeun, lojtari i Atletikos së Madridit, u përgjigj: “Nuk ka favoritë, pasi të gjitha skuadrat e mbetura janë të mbushura me kampionë dhe shumë të fortë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"