Mbrojtësi i Flamurtarit SMS Idrizit: Të gjithë të marrin përgjegjësitë që i takojnë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 27, 2019 | 20:54

FB Flamurtari Kategoria Superiore Të fundit

Mbrojtësi i Flamurtarit SMS Idrizit: Të gjithë të marrin përgjegjësitë që i takojnë

Denis Pjeshka e shikon të rrezikuar Flamurtarin. Shkodrani mendon se duhet të ndryshojë sa më shpejt situata në klasifikim. 

pjeshka flamurtari

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Pjeshka thotë se gjithkush duhet të marrë përgjegjësitë e veta. E shikon të vështirë ndeshjen me Laçin, por jo të pamundur për të marrë një rezultat pozitiv.

Si paraqitet situata te Flamurtari pas barazimit me Luftëtarin?

Situata nuk është aspak e mirë, pasi kemi shumë pak pikë në renditje. Jeni në një situatë jo të mirë në tabelën e klasifikimit. Megjithatë, ne duhet të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje. Na duhet të marrim rezultate sa më pozitive për të përmirësuar situatën.

Si shpjegohet që ekipi nuk po del dot te fitorja, çfarë nuk shkon?

Mendoj se çdokush duhet të marrë përgjegjësi për situatën dhe të bëjë punën e tij në mënyrë që të dalim nga kjo gjendje aspak e mirë.

Sa e rrezikon Flamurtari rënien nga kategoria?

Momentalisht rrezikon shumë. Lufta do jetë akoma më e vështirë në vijim të kampionatit dhe deri në fund. Jemi shumë të rrezikuar dhe për këtë duhet të japim maksimumin për të dalë nga kjo situatë e vështirë.

Keni marrë garanci nga drejtuesit për zgjidhjen e situatës?

Po, patjetër. Kemi marrë dhe shpresoj që çdo gjë të zgjidhet sa më parë.

Ndeshjen me Laçin që do ta luani në fundjavë, si e vlerësoni?

Është një transfertë e vështirë, por jo e pakalueshme. Ne duhet të japim maksimumin që të marrim pikët që na duhen. Kam bindjen se nëse do të luftojmë fuqishëm dhe do të japim maksimumin, do të bëjmë mirë në këtë takim.

Sa ka ndryshuar Laçi që nga koha kur keni qenë ju?

Të them të drejtën, nuk e kam ndjekur shumë. Por besoj se po bën mirë.

Jeni katër shkodranë te Flamurtari. Si e vlerësoni këtë fakt dhe me kë shoqëroheni më shumë?

Mendoj se nuk ka shumë rëndësi nga jemi, por çfarë japim në fushë. Më shumë shoqërohem me Gocajn, Sukajn dhe Ribajn.

Ermal Sika




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com