Mbrojtësi i djathtë i Luftëtarit me dedikim të veçantë: Golin e kam për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2018 | 22:06

Mbrojtësi i djathtë i Luftëtarit me dedikim të veçantë: Golin e kam për…

Me golin e realizuar me kokë në minutën e 65-të, mbrojtësi i linjës së djathtë, Lejdi Liçaj, i dha një dorë më shumë Luftëtarit për të parë dritën jeshile në fund të tunelit. Pas takimit të djeshëm, Liçaj në prononcimin e tij u shpreh:

Lejdi-Licaj-Albano-Aleksi-470x353

“Jam shumë i lumtur që ndihmova ekipin të arrinte fitoren. Luajtëm përballë një ekipi shumë të vështirë. Kemi treguar karakter se kemi kthyer rezultatin. Jemi një grup i mrekullueshëm dhe shpresoj të shkojmë sa më lart në klasifikim. Golin ia dedikoj kunatit tim, Flamur Kadënës. Duhet të jemi me këmbë në tokë se kemi shumë ndeshje të vështira, duke nisur që pas tri ditësh me Skënderbeun”, tha Liçaj pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"