Mbrojtësi i Çelsit drejt largimit, Interi takohet me agjentët e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 19:44

Mbrojtësi i Çelsit drejt largimit, Interi takohet me agjentët e tij

Trajneri i Çelsit Frenk Lampard thotë se nuk i interesojnë thashethemet e largimit të Emersonit nga skuadra. Sipas “Sky Sport Italia” zikaltërit kanë vendosur kontaktet e para me mbrojtësin për ta marrë sezonin tjetër.

emerson

Është raportuar madje se agjentët e Emersonit janë takuar në Milano për të diskutuar me ekipin e Interit mbi një transferim të mundshëm të klientit të tyre. “Nuk më interesojnë fjalët”, tha trajneri i Çelsit Frenk Lampard në konferencë për shtyp. “Unë do fokusohem vetëm tek skuadra ime. Nuk kam asnjë shqetësim për merkaton, dhe nuk më intereson se kush del nga skuadra.

Këto janë bisedime që bëhen kur të vijë koha e merkatos”, tha Lampard. Edhe Juventusi ka shprehur interes për Emersonin, por janë tërhequr nga çmimi i tij prej 30 milion eurosh, çmim që Interi është i gatshëm ta paguajë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"