Mbrojtësi i Barcelonës, Lenglet: Ne duhet të jemi plotësisht të fokusuar kundër Napolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2020 | 15:12

Mbrojtësi i Barcelonës, Lenglet: Ne duhet të jemi plotësisht të fokusuar kundër Napolit

Mbrojtësi i Barcelonës, Klement Lenglet bën thirrje për fokus në ndeshjen kundër Napolit në Ligën e Kampionëve. Sfida e parë në Itali përfundoi në barazim 1-1 dhe Lenglet beson se goli në fushë kundërshtare avantazhon katalanasit.

clement-lenglet

Por mbrojtësi francez i bën thirrje shokëve të skuadrës që të fokusohen dhe mos ta marrin lehtë ndeshjen e kthimit kundër Napolit. Në një prononcim për “Marca” Lenglet tha: “Ne jemi të fokusuar për ndeshjen ndaj Napolit, e cila do jetë një sfidë e fortë. Ne kemi një avantazh të vogël nga ndeshja e parë por duhet të luajmë mirë në Barcelonë .

Ne duhet të jemi plotësisht të fokusuar jo vetëm në këtë ndeshje por në të gjitha ndeshjet nëse kualifikohemi”, përfundoi Klement Lenglet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"