Mbrojtësi i Bajern Mynih drejt La Ligas, babai i tij në kontakt me Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2020 | 16:14

Mbrojtësi i Bajern Mynih drejt La Ligas, babai i tij në kontakt me Barcelonën

David Alaba po tërheq vëmendjen e Barcelonës dhe disa ekipeve në Premier Ligë, sipas mediave në Spanjë dhe Angli. Mbrojtësi dhe Bajern Mynih nuk kanë nënshkruar ende një kontratë, dhe babai i Alabas që është njëkohësisht edhe agjenti i tij raportohet se ka qenë në kontakt me Barcelonën nëse mund ti sigurojë djalit të tij një kalim në La Liga.

alaba

“Sport” raporton se austriaku edhe mund ta përfundojë karrierën e tij në Mynih. Sipas “The Telegraph” edhe Çelsi me Mançester Sitin po monitorojnë situatën e 28 vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"