Mbrojtësi goleador, Ramos do të marrë fronin e… botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2019 | 17:59

Mbrojtësi goleador, Ramos do të marrë fronin e… botës

Përpara se të dyja skuadrat të godis nin topin e parë përpara ndeshjes Real MadridLeganes, tifozët e pranishëm në “Santiago Bernabeu” pritën me ovacione kapitenin e tyre për rekordin që theu me fanellën e Spanjës: 168 prezenca, më shumë se kushdo tjetër.

ramos

Ky ishte thjesht një hap përpara në karrierën e një futbollisti, i cili për vite me radhë ka thyer rekorde të rëndësishme dhe ka bërë histori si me Realin e Madridit, ashtu edhe me kombëtaren.

16 sezone radhazi – Përgjigjja e Serxho Ramosit për dashurinë e marrë nga publiku i tij erdhi si gjithmonë në fushën e lojës. Ai shënoi golin e parë të këtij sezoni me penallti dhe arriti në këtë mënyrë një shifër të çmendur: 16 sezone radhazi duke shënuar. Jo keq për një mbrojtës.

Objektivi i tij është Santijana dhe Hoakin (17 sezone) dhe Gainza (19 sezone). Hoakin ka shënuar në 17 sezone radhazi duke mbajtur fanellën e Betisit, Valencias dhe Malagës, por pa harruar edhe 2 sezonet që gjeti rrugën e rrjetës me Fiorentinën në Serinë A.

Hierro – Kundër Leganesit, Serxho Ramos arriti në kuotën e 62 golave që nga 26 shtatori i vitit 2004 kur hapi siparin e golave kundër Sociedadit në “Sançez Pizjuan”. Numrat e tij janë impresionues duke marrë parasysh faktin që luan si mbrojtës. Në karrierën e tij ka shënuar 60 gola me fanellën madrilene dhe 2 me Sevijen.

rAMOS

Serxho Ramos është golashënuesi i tretë më i mirë i La Ligës që nga momenti kur lindi La Liga në vitin 1929. I pari është Fernando Hierro me 105 gola, por ai ka një “truk”. E ka nisur të luajë në mesfushë, pastaj u tërhoq në mbrojtje. Hierro shënoi 21 gola me penallti që nga sezoni 1991-1992.

Kuman – Por mbrojtësi natyral me më shumë gola është Ronald Kuman, i cili ka arritur të shënojë 67 gola. Ramos është larg vetëm 5 gola dhe mund ta arrijë shumë shpejt, pasi ka marrë përsipër që të godasë penalltitë te Reali i Madridit. Holandezi që i dha Barcelonës Kupën e Europës për herë të parë, mbrojti fanellën katalanase për 6 sezone dhe ishte “shefi” i mbrojtjes së skuadrës së ëndrrave.

Në La Liga ai gjeti rrugën e rrjetës 67 herë dhe 68.65% e golave të tij erdhën nga penalltitë. Nga 52 goditjet që bëri në La Liga, ai dështoi vetëm në 6 prej tyre. Sezoni ku shënoi më shumë ishte 1991- 1992 me 16 gola, 11 prej të cilëve me penallti. Froni i Kumanit si mbrojtësi me më shumë gola është i rrezikuar në maksimum, sepse me këto ritme që ka Ramos do ta thyejë shpejt.

Ramos

Karlos dhe Pike – Në Ligën e Kampioneve, mbrojtësi që ka shënuar më shumë gola është një tjetër madrilen: Roberto Karlos. Ai i vari këpucët në gozhdë me 16 gola në kompeticionin europian, 15 prej tyre me Realin dhe 1 me Fenerbahçen. Serxho Ramos numëron 12 gola dhe përpara ka Pikenë, i cili ka arritur të shënojë 13 gola.

Tjetër rekord – Pasi theu rekordin e Iker Kasijasit për ndeshje të luajtura me kombëtaren, Serxho Ramos është vetëm 1 gol larg arritjes së një tjetër rekordi me Spanjën. Këtë privilegj e mban Pasarela që prej 4 majit të vitit 1986 si mbrojtësi me më shumë gola me kombëtaret. Në atë ditë argjentinasi luajti për herë të fundit dhe i dha lamtumirën kombëtares së tij me 22 gola të shënuar. Serxho Ramos nuk rrezikohet aspak nga ndjekësit më të afërt si Naldo dhe Kolarov.

Përgatiti: GENTJAN ALINAN – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"