Mbrojtësi dhe mesfushori largohen nga Laçi, “Këpuca e Artë” qëndron në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2022 | 14:34

Mbrojtësi dhe mesfushori largohen nga Laçi, “Këpuca e Artë” qëndron në Superiore

Laçi është në prag të disa ndryshimeve të mëdha në skuadër. Lojtarë titullarë, të cilët shkëlqyen në këtë sezon, janë drejt kalimit në liga më të forta, me kurbinasit që do të vihen në lëvizje për t’i zëvendësuar.

ARBER DELIU

Ardit Deliu mund të quhet i ikur. Kavajasi, pas katër sezonesh shumë të suksesshme në Laç, është gati të transferohet edhe një herë në një kampionat më të rëndësishëm, pas eksperiencave me RNK Split dhe Hajduk Split në Kroaci, para se të kalonte te Laçi.

24-vjeçari nuk do të jetë pjesë e ekipit në ndeshjet e Ligës së Konferencës.

ignjatovic

Të njëjtën gjë mund ta themi edhe për Aleksandar Ignjatoviçin.

34-vjeçari e humbi vendin e titullarit në këtë sezon dhe ka vendosur të divorcohet me kurbinasit pas tri vitesh. Të dy ikin me parametra zero.

GUINDO

GUINDO – Ndryshe nga Deliu, Saliu Guindo do të jetë pjesë e Laçit në ndeshjet e Ligës së Konferencës.

Klubi dhe lojtari kanë gjetur akordin për të rinovuar edhe për një sezon.

Gjithsesi, jo çdo gjë është përfundimtare, pasi në rast të ardhjes së një oferte më të mirë nga jashtë vendit, vendimi mund të kthehet dhe Guindo mund të largohet nga kurbinasit, gjithmonë pas ndeshjeve të Ligës së Konferencës.

JULJAN SHEHU LACI TEUTA 1

JULJAN SHEHU – Mesfushori nga Tirana pritet të jetë gjithashtu një nga lojtarët, që do të lërë Laçin pas Kupave të Europës. Pas tri sezonesh në Laç, 23-vjeçari do të bëjë kalimin e madh, duke u transferuar në një ligë më të fortë jashtë vendit.

Shanset që Shehu të jetë pjesë e Laçit pas 10 qershorit, kur kurbinasit grumbullohen për të nisur përgatitjet e ndeshjeve të Ligës së Europës, janë thuajse zero. Shehu largohet si lojtar i lirë nga Laçi. Për të kishte interes edhe nga Tirana e Partizani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"