Mbrojtësi brazilian akuzon Bylisin: Na kërcënonin që të stërviteshim gjatë pandemisë, klubi vetëm më ka gënjyer për paratë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2020 | 13:14

Mbrojtësi brazilian akuzon Bylisin: Na kërcënonin që të stërviteshim gjatë pandemisë, klubi vetëm më ka gënjyer për paratë

Mbrojtësi i Bylisit, Vinsente de Paula Mercedes, është në probleme të mëdha me Bylisin, ku thotë se nuk është paguar ende. Gjithashtu në një prononcim të dhënë për “ESPN”, lojtari shprehet se klubi i ka kërcënuar lojtarët të dilnin në stërvitje, ndoënse diçka e tillë është e ndaluar. Ai shton se i ka përfunduar më 23 maj dhe tani mendon vetëm të kthehet në Brazil.

visente

“Kisha mundësinë të shkoja në Zvicër, por një agjent që më kishte parë kur luaja, më tha që ekipit i duhej një lojtar si mua në krahë që të luftonte për titullin. Kur firmosa me klubin agjenti nuk ishte atu dhe gjithçka që mu premtua nuk është realizuar.

Mamaja ime ishte e shtruar në spital dhe doja të kthehesha në Brazil që t’i qëndroja pranë. Fola me presidentin e Bylist, por nuk më dha leje, duke thënë se ekipi kishte ndeshje shumë të rëndësishme dhe duhesha unë. Kërkova të shkoja në shtëpi që t’i jepja forcë mamasë. Ishte një moment shumë i vështirë sepse isha vetëm unë dhe ajo. Por, presidenti ishte shumë i ftohtë dhe i prerë. Nuk më dëgjoj edhe pse i thashë se do të shkoja dhe do të rikthehesha sërish.

Kur më vdiq mamaja nuk më dhanë leje, duke bërë një gjë të shëmtuar, pasi presidenti nuk ndjente asgjë. Nuk mund të flisja as tamam me atë, pasi isha duke qarë nga dhimbja që kisha përbrenda.

Në 4 muaj më kanë dhënë vetëm 1 mijë euro, e cila nuk është as paga ime. Nga koha që kam ardhur këtu, vetëm më kanë gënjyer, nuk e di nëse paratë që më kanë dhënë ishin të rrogës sime apo diçka tjetër. I kam pranuar se më duheshin dhe i nisa të gjitha në Brazil.

visentee

FIFA ka kërkuar që të mos stërvitemi, por klubi na tha se duhet të bënim stërvitje gjatë karantinës, në të kundërt do të na gjobisnin. Nuk mund të bënim gjë tjetër veçse t’iu bindeshim.

Në këtë periudhë kam marrë vetëm pagën nga FSHF-ja. I kam përdorur mirë ato para, për të shmangur problemet me shëndetin dhe urinë. Kontrata më ka përfunduar më 23 maj, por klubi nuk ka diskutuar asnjëherë me mua për paratë. Futbolli rifillon më 3 qershor në Sqhipëri, por unë nuk e kam mendjen aty. Mendoj vetëm të rikthehem në Brazil.”, us hpreh Visente.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"