Mbrojtësi Berisha pretendon 10 mijë euro borxhe, reagon Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2018 | 15:33

Mbrojtësi Berisha pretendon 10 mijë euro borxhe, reagon Vllaznia

Që pas përfundimit të kampionatit, lojtarët e Vllaznisë janë ankuar se kanë pa marrë tri paga mujore. Mirëpo, klubi ka pasur një pikë në rregullore, që në rast zbritjeje nga Kategoria Superiore të skuadrës, lojtarëve do u mbahen si gjobë dy rroga.

sedat berisha prezantim

Sot ka qarkulluar një lajm se mbrojtësi Sedat Berisha e ka çuar çështjen në FIFA dhe ka fituar gjyqin me Vllazninë. Mirëpo, në klubin shkodran mohojnë kategorikisht diçka të tillë. “Panorama Sport” kërkoi një përgjigje zyrtare në klub në lidhje me çështjen e 28-vjeçarit nga Shkupi.

“Lojtari ka paraqitur një shkresë në klub ku pretendon se Vllaznia duhet t’i shlyejë 10 mijë euro detyrime të prapambetura. Klubi Vllaznia i detyrohet lojtarit rreth 3 mijë euro, asgjë më tepër. Nuk ka pasur asnjë gjyq, qoftë në FSHF apo në FIFA me Berishën”, – thuhet në reagimin e klubit shkodran. A.Uruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"