Mbrojtësi Bajram Jashanica mendon largimin nga korçarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2016 | 10:54

Mbrojtësi Bajram Jashanica mendon largimin nga korçarët

Bajram Jashanica, një nga mbrojtësit e spikatur të Skënderbeut në sezonin që shkoi, por edhe autori i golit të parë europian në grupet e Europa Ligës për korçarët, duket se është duke menduar largimin nga bardhekuqtë për një kampionat më të fortë.

jashanica skenderbeu

Një gjë të tillë ai e ka bërë me dije gjatë një prononcimi për mediat kosovare. Gjatë deklaratës së tij, lojtari ka vlerësuar rritjen në karrierë te Skënderbeu sezonet e fundit dhe pa dyshim eksperiencën që i ka falur përfaqësimi në Europa Ligë në fazën e grupeve.

“Normalisht, kam bërë një hap para në karrierë dhe tani shpresoj se do të shkoj në një kampionat më të fortë. Falë prezantimit në Europë me Skënderbeun jam rritur shumë si futbollist dhe do të vazhdoj të punoj edhe më shumë për të arritur më lart. Normalisht që një eksperiencë e tillë europiane ka sjellë përfitime dhe eksperiencë më të madhe për mua”, është shprehur Jashanica.

jashanica

Por, gjithsesi, mbrojtësi kosovar duhet që më parë të mbyllë pjesën e parë të sezonit me Skënderbeun dhe më pas në merkaton e janarit mund të kërkojë një transferim jashtë duke ndjekur rrugën e Bernard Berishës. Transferimi i lojtarit do të përputhet edhe me strategjinë e skuadrës së Skënderbeut, e cila promovon dhe më pas shet lojtarët e rinj.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"