Mbrojtës nga Portugalia, Beqiri publikon listën e Kombëtares U-17

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2019 | 11:35

Mbrojtës nga Portugalia, Beqiri publikon listën e Kombëtares U-17

Trajneri i Kombëtares, U-17, Elvin Beqiri ka bërë publike ditën e sotme, listën me 25 futbollistët e grumbulluar për turneun miqësor “2019 MERCEDES BENZ AEGEAN CUP” që do të zhvillohet në Turqi.

Shqiperia U-17

Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 8 kombëtare të 17-vjeçarëve, të cilat do të jenë të ndara në 2 grupe. Kuqezinjtë e Beqirit bëjnë pjesë në Grupin B së bashku me Spanjën, Rusinë dhe Maqedoninë. Ndeshjet do të zhvillohen më 14, 15 dhe 17 janar.

 

BeqiriNë listën e publikuar nga trajneri shkodran bien në sy lojtarët e ardhur nga Atalanta, AEK, Olimpiakos si dhe Riçard Abazaj, i cili aktivizohet në Portugalinë e largët, në radhët e skuadrës së Padroense.

Listau17

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"