Mbrojtës dhe sulmues, Tirana me objektiva të qarta në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2021 | 14:56

Mbrojtës dhe sulmues, Tirana me objektiva të qarta në merkato

Tirana po mendon që tani për lojtarë. Kështu në sezonin e ri bardheblutë duan të afrojnë më së shumti mbrojtës dhe sulmues. Dihet që në sulm janë të zbuluar dhe po kërkojnë ndonjë opsion të mirë. Emra ka sa të duash, Skuka, De Silva, Ngo apo Gjata e Mihana.

TIRANA FESTA

Në mbrojtje, e njëjta histori me Sotën, Ignjatoviçin apo lojtarë të tjerë. Gjithsesi, bardheblutë duhet të shohin njëherë se çfarë do të bëjnë në kampionat dhe më pas do të vendosin për firmat e reja dhe largimet nga grupi aktual i ekipit. Presidenti Halili gjithmonë surprizon me lojtarët që afron dhe nuk kursehet në shpenzime.

Edhe këtë sezon ka ditur të afrojë lojtarë të mirë, por problemi i vetëm mbetet sulmi. Pas ikjes së Ngosë, Muçit, Hasanit, Dungës skuadra vuan golin e shënuar. Vetëm Seferi është pak për ekipin kampion të Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"