Mbrojtës dhe mesfushor, Burreli përforcohet me dy shkodranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2021 | 18:18

Mbrojtës dhe mesfushor, Burreli përforcohet me dy shkodranë

Burreli i drejtuar nga Saimir Patushi vijon me intensitet përgatitjet për të qenë i kompletuar deri në 11 shtator, kur dhe është parashikuar të nisë kampionati i Kategorisë së Parë.

burreli

Goditjet e radhës së klubit matjan janë pikërisht dy lojtarë të afirmuar nga Shkodra, që prej vitesh kanë luajtur te Besëlidhja. “Panorama Sport” konfirmon nga drejtuesit e Burrelit se qendërmbrojtësi 29- vjeçar, Klejdi Dibra, si dhe mesfushori 27-vjeçar, Samet Hepaj, kanë firmosur me klubin matjan dhe menjëherë kanë dalë në stërvitje nën urdhrat e trajnerit Patushi.

Gjithashtu, nga ana e klubit konfirmohet se pjesë e Burrelit do të jenë edhe dy futbollistët nga Brazili, mesfushori Caio da Silva dhe mbrojtësi Luis Paulo Junior. Trajneri Patushi ka thënë për gazetën se repartet që pritet të plotësohen janë ai i sulmit dhe porta. Për ofensivën matjanët kanë fokusuar një tjetër brazilian.

Në provë gjatë kësaj periudhe kanë qenë shumë futbollistë, me stafin teknik që po shikon me kujdes gjendjen e gjithsecilit, për të vendosur më pas se kush do të qëndrojë. Qëllimi i drejtuesve është që deri më 1 gusht nën urdhrat e Patushit të jetë një grup i kompletuar me 25 lojtarë të konfirmuar, të cilët do të përballojnë Kategorinë e Parë, me synimin për të zënë një nga dy vendet e para, që të ngjisin direkt në elitë. Në sezonin e kaluar Burreli ishte në garë për Superioren deri në fund.

DRITAN KURTI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"