Mbrojtës “bomber”, lojtari i Korabit: E merituam fitoren me Besëlidhjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2020 | 23:36

Mbrojtës “bomber”, lojtari i Korabit: E merituam fitoren me Besëlidhjen

Luan në mbrojtje, por ka një nuhatje prej sulmuesi. Zyrtarisht ka shënuar 3 gola, duke e kthyer në një “bomber” të vërtetë. Jemi duke folur për lojtarin e Korabit, Franc Lalën, autorin e golit të parë kundër Besëlidhjes.
korabiii
Është më shumë se i kënaqur për rrjetën, por më shumë për fitoren.

“Jam shumë i kënaqur nga kjo fitore. Ishte e vështirë, por morëm një trepikësh të merituar. Për mua nuk ka rëndësi kush shënon, por suksesi final. Jemi një grup solid dhe kuptohemi mirë me njëri-tjetrin. Tani na duhet të mendojmë për takimin e radhës”, tha 21-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"