“Mbreti Kazu”/ Sulmuesi japonez nuk njeh të ndalur, në moshën 55-vjeçare transferohet në klubin portugez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 19:59

“Mbreti Kazu”/ Sulmuesi japonez nuk njeh të ndalur, në moshën 55-vjeçare transferohet në klubin portugez

Mosha është thjesht një shifër. Këtë e vërteton më së miri sulmuesi legjendar i Japonisë, Kazujoshi Miura i cili edhe pse është 55 vjeç, vijon të luajë futboll.

kazuyoshimiura

Miura është transferuar nga Japonia në Europë, në huazim për ekipin portugez të divizionit të dytë, Oliveirense.

“Edhe pse është një vend i ri për mua, unë do të punoj fort për t’i treguar të gjithëve se çfarë jam i aftë të bëj” – tha Miura i cili më 26 shkurt feston ditëlindjen e 56.

Më herët ai është shprehur se do të vijojë të luajë deri në moshën 60-vjeçare. Në sezonin e kaluar, sulmuesi japonez luante me Suzuka Point Geter, ekip të cilin e drejton vëllai i tij i madh, Jasutoshi.

Miura ka luajtur në disa shtete të mëdha si në Brazil, Japoni, Itali, Kroaci dhe Australi. Ai e nisi karrierën në Brazil në vitin 1986 me ekipin e Santos, teksa në vitin 2017, u kurorëzua si lojtari më i vjetër që ende luan si futbollist profesionist.

I quajtur ndryshe si “Mbreti Kazu”, Miura është një prej futbollistëve më të dashur për vendin e tij dhe jo vetëm. Si sulmues i kombëtares, ai luajti në 89 ndeshje ku shënoi 55 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"