Mbreti i “Roland Garros”, Nadal triumfon për herë të 11-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2018 | 19:56

Mbreti i “Roland Garros”, Nadal triumfon për herë të 11-të

Tenisti spanjoll Rafael Nadal është i jashtëzakonshëm. Ai vazhdon të shkruaj historinë ne “French Open” duke fituar titullin e tij të 11-të në grand-slamin parizien.

image

Në finale ai u përball me Thiem në të cilën nuk pati shume histori. Edhe pse kishte një problem të vogël në krah, Nadal ishte thjeshtë i papërballueshëm për Thiem që më të mirën e tij e dha në setin e parë ku fitoi 4 game.

Nadal

Finalja e 11-të dhe suksesi i 11-të për 32-vjeçarin spanjoll në “Roland Garros” me Nadal që është padiskutim mbreti i fushave me dhe të kuq. Zgjati 2 orë e 44 minuta sfida mes numrit 1 të botës dhe numrit 8 në renditjen e ATP, me Nadal që arriti të mposhte Thiem në 3 sete me shifrat 6-4 6-3 6-2.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"