Mbreti i huazimeve, 17 skuadra në 10 vite, futbollisti thotë “mjaft”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 9:00

Mbreti i huazimeve, 17 skuadra në 10 vite, futbollisti thotë “mjaft”

Riding, Breiknell Taun, Didkot, Havant & Uoterlovill, Oksford Sity, Horsham, Dundalk, Barnet, Shrisbëri Taun, Aldershot Taun, Çeltenhem, Aberdin, Çelsi, Frankfurt, Hull Siti, Shefilld Uendsdei… dhe më në fund Fulham, skuadër në të cilën ai kërkon që t’u thotë “mjaft” xhirove “thuajse” boshe të karrierës së tij.michaelhector_XL

Majkëll Hektor mund të quhet pa frikë mbreti i huazimeve, duke qenë se në moshën 27-vjeçare, xhamajkani i cili ka edhe shtetësinë angleze, nga viti 2009 e deri më sot ka ndërruar 17 herë fanellë.

Edhe pse Fulhami e ka blerë kartonin e tij nga blutë e Londrës (më parë ka qenë vetëm në pronësi të Riding dhe Çelsit) dhe në fazën e parë nuk luajti asnjë ndeshje, Hektor ka një kërkesë, më saktë një shpresë për të ardhmen e tij në këtë sport: “Dua t’i them mjaft me huazimet. Tashmë kam edhe një fëmijë dhe një familje që ka shumë nevojë për mua.

Dhe nëse vazhdoj të qarkulloj si në 10 vitet e fundit, vështirë se fëmija do ta njohë babain e tij”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"