Mbreti i asisteve, Di Maria gati të ndezë motorin e Vlahoviçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 21:45

Mbreti i asisteve, Di Maria gati të ndezë motorin e Vlahoviçit

Nëse Dushan Vlahoviç e nisi shumë mirë fazën e dytë me Juven, në pjesën e dytë të saj u fik disi, pasi bardhezinjtë po e shërbenin pak dhe keq. Dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye trajneri Alegri kërkon me çdo kusht në skuadër një si Angel di Maria, kurrikulumi i të cilit flet qartë, me shifra madhështore.

dimaria.vlahovic.juve.2022.1400x840

Nëse flasim vetëm për 7 vitet e kaluara prej tij te PSG-ja, 34-vjeçari amerikano-jugor ka grumbulluar 68 asiste, pikërisht numrat që duhen për të ekzaltuar totalisht nga sezoni i ardhshëm edhe DV7.

Përveç kësaj, duke parë edhe skuadrat ku ai ka luajtur (Benfika, Real Madrid, Mançester Junajtid) dhe trofetë e fituar, ku spikat Champions-i me “Galaktikët” në sezonin 2013-2014, eksperienca dhe karizma që Di Maria do të sillte në grupin bardhezi do të ishte shumë e madhe. Dhe ndoshta do të ishte e nevojshme duke parë edhe grupin e ri të lojtarëve që po mundohet të rindërtojnë në Torino.

IDEAL PËR JUVEN – Di Maria ka treguar edhe në Paris se di ende të bëjë diferencën dhe të luajë në nivele të larta. Për më shumë, në tri nga shtatë vitet ka qenë asistmeni më i mirë i Ligës 1 franceze (rekord në 2015-2016 me 19 asiste, 2018-2019 dhe 2019-2020), ndërsa në 6 nga 7 vitet te PSG-ja ka qenë edhe një mes 10 lojtarëve me minutazhin më të lartë.

JUVENTUS2

“El Fideo”, e përkthyer shqip “Spageti”, si makaronat, sigurisht që në Serinë A do të gjente më shumë vështirësi, duke njohur edhe ashpërsinë e kampionatit, por ai nuk është nga ata që ka frikë, siç garanton edhe gjaku i tij i nxehtë argjentinas.

JUVENTUS

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"