“Mbretërit e asisteve”, tani vetëm Lionel Mesi më mirë se Myleri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 19:40

“Mbretërit e asisteve”, tani vetëm Lionel Mesi më mirë se Myleri

Tomas Myler vazhdon të tregojë se është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën e Bajernit. Në Gjermani të gjithë kanë nisur ta thërrasin “Mbreti i asisteve” dhe kjo, me të drejtë. Mesfushori i kombëtares gjermane regjistroi në ndeshjen ndaj Këlnit plot dy të tilla (asiste) duke shkuar në kuotën 150 në karrierën e tij në kampionatin gjerman, një shifër kampionësh kjo dhe Tomas pa dyshim që është një i tillë.

muller-bayern-messi

Më mirë se Myler ka bërë vetëm ylli argjentinas, Lionel Mesi, i cili regjistron 180 asiste me Barcelonën dhe Parisin. Në fakt, Myler është prej vitesh një nga shërbyesit më të mirë të kampionatit gjerman, një nga faktorët kyçë të numrit të lartë të golave në skuadrën e Bajernit dhe pa dyshim një nga arsyet përse Robert Levandovski regjistron një numër kaq të madh golash. Myler është gjithmonë aty për skuadrën edhe pse nuk shënon gjithmonë vetë.

Dy asistet ndaj Këlnit për Levandovskin ishin treguesi më i qartë i harmonisë që kanë këta dy lojtarë me simfoninë e golit. “Kishim ardhur këtu për të fituar dhe atë bëmë. Të gjithë prisnin një hap tjetër fals, por më vjen keq pasi nuk ua dhuruam këtë ndjesi. Bëmë një nga ndeshjet më të mira edhe pse vazhdojmë të kemi mungesa të rëndësishme për shkak të infektimeve me COVID, por edhe për shkak të dëmtimeve.

Këlni është një skuadër e mirë dhe mund të them që meritonte të paktën 2 gola në këtë ndeshje, por Manueli u tregua i zoti duke ndaluar çdo goditje drejt portës së tij, ai na kishte munguar shumë. Me të në fushë jemi më të qetë. Asistet? Më vjen mirë që ndihmoj në çdo mënyrë të mundshme skuadrën për të fituar. Detyra ime është të jem aty në momentin e duhur dhe fakti që po jap rezultat më kënaq, edhe pse një meritë të veçantë ka dhe Leva i cili më kupton shumë mirë në fushën e lojës”, tha gjermani pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"