Mbretëria e Bashkuar shkon përtej FIA-s, pilotët rusë dhe bjellorusë ndalohen për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2022 | 14:09

Mbretëria e Bashkuar shkon përtej FIA-s, pilotët rusë dhe bjellorusë ndalohen për…

Qëndrim i rëndësishëm nga “Motorsport UK” dhe presidenti i saj Dejvid Riçards. Duke tejkaluar atë që u vendos nga Këshilli Botëror i jashtëzakonshëm i FIA-s, asnjë pilot, zyrtar i garës dhe ekip me licencë ruse ose bjelloruse nuk do të mund të marrin pjesë në garat e motorsportit në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.

SILVERSTONE

Vendimi është marrë në përputhje me dispozitat e vendosura nga FIA, por duke i zbatuar ato, me marrëveshjen e plotë të qeverisë britanike. Zgjedhja e trupit britanik është në përputhje me atë të vendosur nga disa federata të tjera automobilistike si ato suedeze dhe finlandeze, por padyshim ka një peshë specifike dukshëm më të lartë.

Qoftë vetëm sepse Anglia pret një numër shumë më të madh të garave, duke filluar me Çmimin e Madh të Formula 1.

Këtë lajm e ka bërë të ditur presidenti i “Motorsport UK”, Dejvid Riçards, i cili i del në mbrojtje shtetit dhe popullit ukrainas duke deklaruar se asnjë pjestar rus apo bjellorus nuk do të mund të marrin pjesë në garat e motorsportit në Mbretërinë e Bashkuar:

“Është detyra jonë të bëjmë gjithçka që mundemi për sa i përket ndikimit dhe ekspertizës për të ndaluar pushtimin totalisht të pajustifikuar të Ukrainës.

Prandaj, ne inkurajojmë komunitetin global të automobilizmit dhe kolegët tanë që të respektojnë plotësisht rekomandimet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe të bëjnë gjithçka në fuqinë tonë për të ndaluar këtë luftë.

‘Motorsport UK’ është përkrah presidentit të Federatës së Automobilistikës së Ukrainës, Leonid Kostiuçenkos, komuniteti ukrainas i automobilizmit dhe populli ukrainas dhe bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe një zgjidhje paqësore të konfliktit.”, përfundoi Riçards.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"