Mbretëresha shqiptare e atletikës, Luiza Gega fiton medaljen e artë në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 17:57

Mbretëresha shqiptare e atletikës, Luiza Gega fiton medaljen e artë në Turqi

Luiza Gega e ka mbyllur e para garën ballkanike në 3000 metra, zhvilluar në Stamboll të Turqisë, duke rrëmbyer edhe medaljen e artë në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë.

luiza-gega-840x440

Kampionia shqiptare ka shënuar kohën më të shpejtë 9 minuta e 06 sekonda, duke mposhtur rivalet e tjera. Një vit më parë po në Stamboll, atletja 29-vjeçare mori medaljen e artë në garën e 1500 metrave me kohën kohën 4:06:65, që është edhe rekordi kombëtar në këtë disiplinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"