Mbrëmje “JO” për legjionarët, sa shumë shqiptarë jashtë grupeve të Europa League

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2018 | 22:55

Mbrëmje “JO” për legjionarët, sa shumë shqiptarë jashtë grupeve të Europa League

Mbrëmja e sotme nuk ka qenë aspak e mirë për legjionarët shqiptarë nëpër Europë. Bazeli, i cili fitoi 3-2 ndeshjen e parë ndaj Apolon Limasol, e mendoi më të lehtë se ç’duhet kualifikimit, dhe në ndeshjen e kthimit, u mund minimalisht 1-0 në Qipro, dhe tashmë e sheh veten jashtë fazës së grupeve të Europa League. Xhaka nuk ishte i pranishëm asnjë minutën në fushë për zviceranët.

C_29_articolo_1233761_upiImgLancioOriz

Spektakor ishte edhe Agolli me Karabakun, por azerët ia dolën të përmbysnin humbjen 1-0 në Moldavi, dhe me tre gola në sfidën e sotme, kaluan në grupe.

Ndërkohë, edhe Berisha e Gjimshiti te Atalanta, u eliminuan në mënyrë dramatike nga Kopenhageni. Ashtu si në ndeshjen e parë, 90 minutat përfunduan në barazim 0-0, dhe më pas u desh edhe futja e shtesave. Por, edhe në 30 minuta nuk pati asnjë gol, dhe nga ruleta e 11-metërshave, ishin danezët që ia dolën me rezultatin 4-3.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"